Nuk është hera e parë që kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është përfshirë në raste humanitare,
Ai së fundi i ka renovuar shtëpinë Gani Shaqirit nga fsahti Baks, edhe atë me para personale.
Lajmin e ka dhënë kushëriri i Gani Shaqirit i cili ka thënë se ndihmën e ka kërkuar nga komuna e Skenderajt, por kryetari Jashari kishte vendosur qe me paratë personale të merret me këtë rast.
“Të jemi mirënjohës Kryetar, Bekim Hamëz Jashari, që pa asnjë hezitim e pranuat kërkesën e disa prej banorëve të fshatit Baks për ta ndihmuar Ganiun”, ka shkruar Astrit Shaqiri.
Renovohet shtëpia e Gani Shaqirit!
Faleminderit Kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili me mjetet e tij financiare ka renovuar shtëpinë e kushëririt tonë, Gani Shaqiri.
Ganiu kishte kushte shumë të vështira për të banuar në këtë shtëpi, gjë e cila shihet në foto. Ndërsa, me renovimin e shtëpisë, Ganiu ka kushte shumë të mira për të jetuar.
Të jemi mirënjohës Kryetar, Bekim Hamëz Jashari, që pa asnjë hezitim e pranuat kërkesën e disa prej banorëve të fshatit Baks për ta ndihmuar Ganiun.
Vlenë të theksohet se ne kërkuam që shtëpia e Ganiut të renovohet nga komuna, mirëpo Kryetari u zotua se renovimin e shtëpisë së Ganiut do ta bëjë me mjetet financiare të familjes së tij.
P. S.
Krenarë që humanizmi i familjes JASHARI po trashëgohet nga nipat dhe mbesat e Shaban Jasharit, familje e cila është e njohur për humanizmin e madh.