Publikohet orari për ndeshjet e xhiros së 23-të: Ja kur luajnë skuadrat kryesuese!
Superliga e Kosovës pritet të kthehet në aksion javën e ardhshme, më saktësisisht me datën 5 qershor.
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit futbolli kosovar ka qenë i pezulluar nga 15 marsi, kurse javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë ‘dritën jeshile’ që të rifillojë Superliga e Kosovës.
Pas këtij vendimi, skuadrat kanë filluar përgatitjet pasi që i pret një luftë e madhe për t’i arritur objektivat e klubeve,
Kurse, tashmë është publikuar edhe orari i xhiros 23-të për rifillimin e kampionatit.
Kjo xhiro hapet me ndeshjen Llapi-Dukagjini e cila pritet të zhvillohet me 5 qershor nga ora 16:00.
Ndërsa, lideri i Superligës, Ballkani, ndeshjen ndaj Drenicës do ta zhvilloje ditën e diel me 7 qershor.
Ky është orari i plotë për xhiron 23:
E premte, 5 qershor
Llapi-Dukagjini
E shtune, 6 qershor
Drita-Flamurtari
Feronikeli-Vushtrria
E diel, 7 qershor
Ballkani-Drenica
Gjilani-Trepca ’89
Prishtina-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, përveç ndeshjes Prishtina – Ferizaj që të zhvillohet në ora 18:00./