Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e vepra të tjera, pak orë pasi ia publikoi fotografinë e tij,
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Është arrestuar personi i dyshuar për vjedhe të renda të cilat kryesisht kanë ndodhur rajonin e përgjegjësisë së stacionit qendra në Prishtinë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të qytetarëve me Policinë e Kosovës, hetuesit policorë kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse. Duke falënderuar mediat dhe qytetarët, kërkojnë bashkëpunim të mëtejmë”, tha ajo