Sllovenia është shteti i radhës në Europë që do të vazhdoj futbollin.
Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor.
Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit.
Javën e ardhshme do të publikohen datat e ndeshjeve deri në fund të sezonit.