12 të infektuar me Covid-19 në QKUK, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

12 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive në kuadër të QKUK-së,

Sipas raportit të këtij instituticioni 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Njoftimi

Në klinikën Infektive, sot me 15.05.2020, janë të hospitalizuar 22 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 12 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.