Pavarësisht se ditëve të fundit ka rënie të rasteve pozitive me COVID19 në Kosovë, e numri i të infektuarve po rritet, qytetarët vazhdojnë ende të jenë të rrezikuar.
Madje, një nga komunat e para të infektuara dhe të karantinuara, ajo e Klinës, momentalisht s’ka asnjë rast me të infektuar, por që drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm.
Ky është postimi i plotë i tij:
Klina vazhdon të ketë 0 Raste me Covid 19
🔴 LUTJE
Qytetarë të Klinës ju lutemi të jeni shumë tê kujdesëshëm sepse rreziku nuk ka kaluar akoma .
Virusi Covid 19 është i tillë që mjafton vetëm një rast pozitiv për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë .
Ju lutemi qëndroni në 🏡
#Doreza
#Maska
#Distanca2Metra