Italia është bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian që ka regjistruar më shumë se 30 mijë vdekje si pasojë e Coronavirusit.
Ky numër u plotësua me 243 vdekjet të cilat u konfirmuan të premten. Numri i rasteve të reja ka qenë 1 mijë e 327, ndërsa ai i përgjithshëm ka arritur në 217 mijë, transmeton KOHA.
Lirimi i masave ka filluar nëpër gjithë Italinë, por një doktor e përshkroi qytetin e Milanos si bombë të kurdisur.
Italia ka numrin më të lartë me vdekje në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Shifrën prej 30 mijë vdekjeve Britania e regjistroi të mërkurën. Italia ishte shteti i parë Evropian që vendosi masën e izolimit kur në muajin shkurt rastet e para u paraqitën në rajonet veriore të saj