Ish-kryeinfektologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.
Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendet një trajtim, që do të thotë se të gjitha shtetet do të përfundojnë në pozita të ngjashme, pavarësisht masave që i kanë marrë.
Giesecke parashikon se numri i infektimeve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – të cilat janë izoluar plotësisht – do të rritet dhe do të jetë i krahasueshëm me shifrat e Suedisë, në momentin që ato ende t’i largojnë masat kufizuese në javët e ardhshme.
Sipas tij, është më mirë që virusi të lejohet që të përhapet me rrjedhën e vet pasi që infektimet mund të parandalohen në atë masë sa të mos stërngarkohen spitalet, shkruan “Daily Mail”.
Suedia deri më tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 viktima. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Stokholm ka thënë se këto shifra janë një dështim i madh./