Argjentina është në zi për vdekjen e parakohshme të Tomas Felipe Carlovich, i njohur nga të gjithë si “El Trinche”.
74-vjeçari, ish-lojtar i Rozario Centralit, kishte përfunduar në spital pasi kishte marrë një goditje të rëndë në kokë nga një i ri që i kishte vjedhur biçikletën.
Jo shumë i njohur jashtë Argjentinës, por një legjendë e vërtetë në atdhe, Carlovic është cilësuar nga vetë Diego Armando Maradona si lojtari më i mirë në botë.
Kur Diego mbërriti te Newells’s Old Boys, një gazetar e pati pagëzuar si lojtarin më të mirë të historisë së klubit, por Maradona iu përgjigj: “Lojtari më i mirë që ka luajtur në Rosario është Carlovich”.