Në pranga e më pas në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë ka përfunduar një person i cili u zu dje në mesditë duke hyrë këmbë në Kosovë.
Ai u arrestua në nga policët e pikëkalimit kufitar në Vërmicë, pasi u kap në flagrancë duke hyrë këmbë në Kosovë dhe duke ju shmangur kontrollit policor,
“PKK, Vermicë 07.05.2020 – 13:10 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se nga Republika e Shqipërisë këmbë kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Kosovë duke ju shmangur kontrollit policor”, njofton Policia.
Me rekomandim të ekipit mjekësor, ai pastaj është dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. /