Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 14 pacientë me koronavirus.
Dy prej tyre sot do të lirohen për në shtëpi, kurse dy pacientë tjerë janë të shëruar por ata do të vazhdojnë trajtimin edhe disa ditë.
Këtë e bëri të ditur, infektologu Sali Ahmeti në një lidhje direkte në programin e mëngjesit ‘’Për ditë të mbarë’’.
Ahmeti tregoi se në mesin e pacientëve të infektuar njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Nddër të tjera, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos i keqpërdorin masat e reja për lirinë e lëvizjes, duke i ftuar ata të kenë kujdes edhe pak. /