Në këtë kohë pandemie, kemi vërejtur se shumica e personazheve të njohura të muzikës, artit apo televizionit, kanë preferuar të hapin arkivat e fotografive të tyre.
Shumë nga ta kanë sjellë disa imazhe nga kohërat e vjetra, derisa i kanë publikuar këto nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja e muzikës popullore Remzie Osmani e cila ka publikuar një fotografi të vjetër të vitit 1992.
Këtu ajo ka bërë të ditur se ishte në ditën e martesës së saj, derisa shihet e veshur sikur nuse. /