Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të lëvizjes që vlen për sot dhe tri ditët e ardhshmë (1-4 maj), shkruan Gazeta Sinjali.
Më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, ku qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.
Ndërkaq, ministri Arben Vitia dje gjatë një konference për media njoftoi se që nga 4 maji do të fillohet lehtësimi gradual i masave dhe kthimi në normalitet, të cilat janë ndarë në tri faza. Faza e parë fillon nga 4 maji, ku qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë për tri orë, në dy orare të ndryshme