Presidenti i Repubikës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër i ri i Republikës.
Ai ka konfirmuar se sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës i ka konfirmuar se mbështet të gjitha krietet për krijimin e qeverisë së re.
“Duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare. Ajo mu dëshmua edhe faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar z.Avdullah Hoti si kryeminsitër të ri.
Në ditët në vijim një qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetinë e Kosovës. Të gjithë ne, si zyrtar dhe politikan të Kosovës duhet t’i respektojmë në tërësi me këto procedura.
Askush nuk mund të pretendojë se me metoda tjera, krejtësisht jo demokratike, mund ta merr ose ta mbajë apo uzuropojë pushtetin. Jam i bindur se Kosova do të kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga koroanvirusi”, ka thënë ai