Shteti zviceran po synon që t’ua lehtësojë pacientëve marrjen e marihuanës medicinale.
Reuters raporton se propozimi u bë që të lejohet përshkrimi i recetave të kanabisit për njerëzit që vuajnë nga kanceri apo sëmundje të tjera serioze.
“Propozimi u bënë të mundur doktorëve që drejtpërdrejt ta përshkruajnë kanabisin si pjesë e trajtimit”, kanë thënë nga kabineti zviceran, transmeton albinfo.ch.
Agjencia për rregullimin e çështjes së drogës në këtë shtet ka theksuar se rritja dhe përpunimi i kanabisit medicinal sikurse edhe shitja e tij do të ishte e mundur përmes një sistemi të rregulluar