I prezantoi dokumentin “fake”, policia arreston një person në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Banjë të Malishevës.

I njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument  që aludon se është person zyrtar.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /