Ka vdekur edhe një person si pasojë e koronavirusit në Kosovë, duke e çuar në 22 numrin total të viktimave në vend.
Lajmi u bë i ditur nga një postim i Ministrisë së Shëndetësisë.
“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasdites, si i dyshuar për COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese./