Komuna e Klinës merr vendim për lirimin e përkohshem të qytetarëve të Komunës së Klinës

Komuna e Klinës merr vendim për lirimin e përkohshem të qytetarëve të Komunës së Klinës nga participimet lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe vizitave mjekësore në QKMF “Nënë Tereza”

Asambleisti i AAK-së në Klinë Valmir Bacaj përmes postimit në facebook njofton se Kuvendi Komunal i Klinës 
kan votuar PËR propozim vendimin për lirimin e përkohshem të qytetarëve të Komunës së Klinës

Në seancën e jshtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Klinës, të mbajtur me datë 22.04.2020, përmes formes elektronike, si Anëtar i Kuvendit Komunal kam votuar PËR propozim vendimin për lirimin e përkohshem të qytetarëve të Komunës së Klinës nga participimet lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe vizitave mjekësore në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, gjatë periudhës së fazës emergjente, të krijuar si pasojë e paraqitjes së virusit COVID-19.

Me 27 vota për dhe asnjë kundër, është votuar ky propozim vendim në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Klinës.

Ky vendim është një vazhdimësi e vendimeve dhe punëve të mira për qytetarët, që Komuna e Klinës dhe kryetari Elezaj, po ndërmarrin për të kaluar sa më lehtë vështirësitë që kanë qytetarët në këtë kohë pandemie.

Bashkë do ja dalim!

#RriNëShtëpi🙏