Një zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus,
Lajmin e ka bërë të ditur SHKK, përmes një njoftimi në Facebook.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F. I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ.