Italia edhe sot ka shënuar një numër të lart viktimash nga Covid-19, 416 në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë shënuar një ulje drastike gjatë ditës së sotme.
Në 24 orët e fundit raporti i rasteve të reja me numrin e testeve ka qenë 1 në 27 teste, numri më i ulët që nga fillimi i pandemisë. Edhe të shëruarit sot kanë qenë 2 622, ndërsa të sëmurët në terapi intensive ka rënë ndjeshëm.
Nga 2 357 testet pozitive që kanë rezultuar sot, pjesa më e madhe vazhdon të jetë në rajonin verior, Lombardi me 713 raste.
Por regjistron gjithsesi 30,2% raste më pak se dje në këtë rajon. Rajonet që vazhdojnë të kenë numër të lartë rastesh pozitive janë gjithmonë ato veriore, ku rajoni i Piemontes sot ka pasur 239 raste të reja, 604 janë regjistruar në Emilia Romagna dhe 162 në Veneto.