Pas deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ‘UÇK ka vrarë 1000 civilë të pafajshëm serb’, ka pasur reagime të shumta nga deputetë dhe qytetarë të Kosovës.
Madje një qytetar, përmes një postimi në Facebook, e ka kërcënuar, duke i thënë “Qen bir qeni, ty duhet me të pushkatu shumë shpjet”.
“Shkelzen Gashi Ty duhet met pushkatu besen e shqiptarit po ta jepi që um jepet mundësia unë me dor teme kamet VRA”, ka shkruar qytetari me emrin, Alban Thaçi.
Pak orë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar ish-këshilltarin e tij, pas deklaratave të këtij të fundit, që nxitën reagime të shumta