Njofton Kryetari i Klines Zenun Elezaj
Postimi ti
Të nderuar qytetarë,
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 8 qytetarë të Komunës së Klinës, 6 nga fshati Çabiq, 1 nga fshati Caravik dhe 1 i rekomanduar nga Qendra Emergjente, por me prejardhje nga Komuna e Klinës.
Për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar NEGATIV.
Kjo nuk duhet të na bëjë të ndihemi komod, sepse rreziku nga përhapja ende është i madh.
Ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë fshati Bokshiq i komunës tonë është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.
Personi i diagnostifikuar dje me virus dhe kontaktet e saj janë rekomanduar të vetizolohen.
Obligohen të gjithë banorët që të respektojnë vendimin, ndërsa policia do të shtojë mbikëqyrjen në këtë fshat.
Ju lutem respektojini vendimet e institucioneve e po ashtu edhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor.
#RrinëShpi kujdesu për veten, familjen e shoqërinë.