Një person në Pejë ka raportuar në polici se ka gjetur një batanije në të cilën të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriu.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në njoftimin e policisë.