Njoftim i drejtori i shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu.
QYTETARË TË DASHUR MOS E HUMBNI DURIMIN , RRINI NË SHTËPITË TUAJA, JO VIZITA TË NËNA ,MOTRA ,TË DAJA ,NË KOJSHI…
# Mbrëm u shtua një rast I ri me COVID -19 në fshatin Bokshiq,nje rast tjetër nga fshati Caravik e kemi nisur për testim dhe po presim rezultatin , të gjitha këto raste të kontaktit nga FAMILJARËT JASHTË KLINËS . Ka dy muaj që kemi filluar me këshilla dhe REKOMANDIME ,tani janë aktivizuar të gjithë mjekët e QKMF-së sepse jemi në kohën vendimtare për ta shkëputur zingjirin e virusit ,deri më tani keni qenë me ne, ju lutem VAZHDONI .
# Është më se e kuptueshme që raste të kontaktit të del familja e të infektuarit, por është e papranueshme dhe jemi fajtorë që sot pas dy muajsh këshilla të vazhdueshme dhe të një menaxhimi frontal, raste kontakti të kemi teze ,dajë ,motër e martuar , kushëri etj .
Rrini në shtëpitë tuaja qytetarë, shfrytëzojeni mundësinë që keni, sepse punëtorët shëndetësorë, policia, zjarrfikësit e disa të tjerë nuk e kanë këtë mundësi .
# Besoni që shumë nga ne që çdo ditë po përballemi me pacientët e dyshuar me COVID19 dhe pasdite detyrohemi të kthehemi në familjet tona dhe të rrezikojmë ata, me shumë dëshirë kur të kthehemi do të jetonim vetëm ,por as të vetmuar nuk po mundemi.
JU LUTEMI NGA ❤
#MOS E RREZIKONI FAMILJËN !