Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë javë në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.Sipas IHK, pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius. Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë.Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut.