Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të premtën në mëngjes ka dërguar një mesazh tek politikanët e Kosovës,
Pas sulmeve të djeshme të anëtarëve të partive të shumta në Kosovë, Kosnett ka thënë se ata që bëjnë racizëm dhe sulme janë të përulur.
Sipas tij, drejtuesit e vendit kanë përgjegjësi që të dekurajojnë këtë dukuri.
“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh bie në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett./