Në Klinikën Infektive, sipas raportit 24 orësh, janë duke u trajtuar 53 raste me Covid-19 dhe janë shëruar tre pacientë.
Sipas Klinikës Infektive në gjendje stabile janë 39 raste ndërsa, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”.
“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10.04.2020, në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, shkruhet në këtë raport.