Gjatë ditës së sotme rreth 100 zyrtarë policor kanë kërkuar qytetarin B.O që është paraqitur si person i zhdukur.
Por pas gjithë kërkimeve nga Policia ende nuk kanë arritur të gjejnë gjurmë e shenja që qojnë në gjetjen e tij, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi:
Sot, më 11.04.2020, Policia e Kosovës, ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020. Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur.
Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë.