Një grua rreth moshës 60-vjeçare nga Banja e Malishevës ka vdekur sot si pasojë e gjendjes së rënduar nga COVID-19.
KALLXO.com merr vesh se gruaja ka vdekur sot në Klinikën Infektive në QKUK.
Viktima ka pasur edhe një numër të konsideruar të sëmundjeve shoqëruese.
As IKSHPK e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë njoftuar zyrtarisht për vdekjen e saj.