Hapi barnatoren
Dje në Klinë është arrestuar një pronar i një barnatoreje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar pasi kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura.
“Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës. Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i PK-së, njofton Koha.