Lajm fantastik: Shërohen 77-vjeçari nga Vitia dhe një infermiere 62-vjeçare

Dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë shëruar. Bëhet fjalë për të infektuarin e parë në Kosovë, 77-vjeçarin nga Vitia dhe një infermiere.

Lajmin e ka konfrimuar infektologu, Valbon Krasniqi.

“Është shëruar një infermiere e moshës 62-vjeçare, dhe gjithashtu edhe 77-vjeçari nga Vitia ka rezultuar negative edhe në testin e dytë, pra është shëruar”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi tha se është pozitive që në Kosovë nga 170 të prekurit me koronavirus vetëm 70 prej tyre kanë marrë mjekim në Klinikën Infektive ndërsa pjesa tjetër janë izoluar në shtëpitë e tyre për trajtim më të lehtë.