Sot janë kryer testet për grupin e tretë të personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Nga 95 persona sa janë testuar për COVID-19, të gjithë rezultuan negative, raporton Indeksonline.
“Nesër ky grup lirohet në shtëpi”, tha njëri nga infektologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Izet Sadiku.
Ndryshe numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140.
Deri më tani ka pasur një viktimë teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 23 gjithsej.
Institucionet përkatëse të Kosovës kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të reduktojnë daljet në mënyrë që të kalohen edhe këto tri javë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të rrezikshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve shkaku i pandemisë COVID-19.