Një muaj e gjysëm nga nisja e pandemisë së Covid 19, Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga nurmi i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.
Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.
Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima. Numër ky më i vogël se një ditë më parë.
Numri total i tyre ka arritur më 15362.
Personat e infektuar deri më sot kanë arritur në 124 632.
Pacientët e kuruar në terapi intesive janë 3994, 29 010 po kurohen në struktura spitalore e 58 274 në kushte kurimi shtëpiak.
Në rajonin e Lombardisë, numri i viktimave është 8656 e janë 345 viktima më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është 49 118. /