Duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi, ku pandemia COVID-19 është duke rrezikuar shëndetin publik, edhe ne si komunë jemi të prekur nga kjo situatë, pavarësisht veprimeve shumë serioze deri më tani nga shtabi komunal dhe gjendjes të qëndrueshme për momentin.
Në kuadër të aktiviteteve, DKSHMS në Klinë propozon projektin specifik që në fokus ka krijimin e data bazës për qytetarët e ndjeshëm, ku kujdesi në shëndetin e tyre ndërlidhet direkt me shëndetin publik dhe me pandeminë në të cilën gjendemi.
Në anën tjetër ky aktivitet do t`i kontribuonte pozitivisht edhe minimizimit të turmave në institucionet shëndetësore dhe në qytet.
Projekti parasheh aktivizimin e dy ekipeve mjekësore në përbërje të një mjeku dhe dy infermierëve të cilët do të jenë në gatishmëri të plotë në ofrimin e shërbimeve mjekësore nëpër shtëpi te pacientët që janë në fokus të këtij projekti.
Në të gjitha vizitat në shtëpi do të plotësohen formularët e përgatitur dhe statistikat do të shfrytëzohen për një pasqyrë të rëndësishme në planifikimin sa më të mirë të kësaj situate.
Të gjithë pacientët e kësaj kategorie duhet të regjistrohen në numrat që do të jenë në dispozicion si dhe në formën elektronike në mënyrë që të planifikohen vizitat nga ekipet mjekësore.
Të gjithë pacientet e kësaj kategorie duhet të kenë një dëshmi, raport nga mjeku, që kanë këto probleme.
Pacientët që mund t`a marrin këtë shërbim janë të gjithë ata që marrjen e shërbimit mjekësor në institucionet shëndetësore e kanë të vështirësuar dhe kjo paraqitet edhe në regjistrat/diagnozat e mëposhtme: