Degradimi që i ndodh natyrës, e vendburimeve të ujit, jo rrallë herë është trajtuar nga mediet.
Një e tillë po ndodh edhe në fshatin e Dollcit të komunës së Klinës.
Qytetarët kanë dërguar në adresë të IndeksOnline, degradimin që po i bëhet kroi të këtij fshati e siç thonë ata, ka shërbyer për furnizim me ujë të pijshëm të një pjese të konsiderueshme të Klinës.
“Shikoni se çfarë kanë bërë njerëzit e pandërgjegjshëm. Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme”, thonë disa qytetarët të kësaj komune.