Dhe ja, po ju a them une… une nena e nje femije te prekur nga Autizimi.
Para se te ishte 2 vjeç Learti, e zbuluam se ka gjasa te jete i prekur nga autizmi, e qe u konfirmua edhe me vone. Por nuk dua te ndalem tek kjo pjese me teper e as nuk dua te flas per veshtirsite qe i kemi ne si prinder, por ne vend te kesaj dua te flas se sa i mrekullueshem eshte ai.
Per mua nuk ka femije me te bukur se ai. Me besoni qe kur ai ma drejton shikimin dhe me buzeqeshe, une e perjetoj ndjenjen e rritjes se zemres.
Nuk e besoj se ndonje nene perqafohet me shume nga femiu i saj, se sa une.
Ai mund te mos i ket shume veti, por nuk harron ne asnje moment te buzqeshe e te dhuroje dashuri te sinqert, pa interes, pa kerkuar dicka mbrapa.
Ai e ndjene muziken, i adhuron librat, i pelqen te lodrat……… Deshiron shume ta eksploroj ambientin. E ka memorien e hatashme. E don shume motren, gjyshen, tezet, dajen, axhen., mësuesen..i don te gjithë, e pa dyshim qe te gjith e dojne Leartin shume. Eshte Master ne rrembimin e zemrave.
Kur une e kuptova se ai eshte autik, mu duk se u shemb bota, por sot ai eshte bota per mua. jam ndier e pafat, po sot ai eshte BEKIM per mua.
Andaj te gjitha nenat qe sot mund te dyshojne te femija i tyre ose i kan diagnostifikuar me autizem mos u friksoni!
Nese Zoti ju ka sjelle nje femije special, kjo ndodhe se jeni ju shume speciale.
Ju do te beni me shume pune me ta, por kjo do te ju konvertohet ne shume dashuri
Sot, per mua nuk ka asgje me shume rendesi se ai. Asgje nuk me lumturon me shume se Learti. Ai eshte kuptimi i jetes sime❤️❤️
Tahire Gashi