Së fundmi, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 13155, që do të thotë janë 727 viktima në 24 orët e fundit.
Në zonën e Lombardisë që është më e prekura, deri më tani janë shënuar 394 viktima në 24-orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 2937 duke e çuar në 80562 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 16847 dhe 4035 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në gjithë botën ka shkuar në 45050.
Ditën e djeshme ishin 837 viktima, sot ka pasur 110 të vdekur më pak