Milot Rashica mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.
Anësori kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Werder Bremenit në futbollin gjerman
Në 30 ndeshje këtë edicion, Rashica ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime duke qenë futbollisti kryesor i Bremenit.Gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild ka raportuar se Werder Bremen ka në tavolinë një ofertë të lartë për Rashicën.
Gjiganti portugez Benfica ka bërë ofertë prej 18 milionë euro për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar.
Kampioni aktual i Portugalisë e sheh Rashicën si zëvendësuesin adekuat të super talentit Joao Felix.