Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se numri total i të shëruarve ka shkuar në 52.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja e 12 me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 82-vjeçare L. M., nga Tirana po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.
82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri, shkruan Oranews.