Që nga 14 marsi Komuna e Klinës po vazhdon të jetë e izoluar, si shkak i situatës me pandeminë COVID-19
policia po vazhdon të qëndrojë në hyrje të qytetit, për të mos lejuar hyrjet apo daljet e qytetarëve,
Qeveria e Kosovës më 14 mars ka marrë vendim për ndalimin e hyrje-daljeve në komunën e Klinës, pas paraqitjes së rastit të parë nga kjo komunë, të infektuar me koronavirus. Ajo ishte një shtetase e Italisë e cila punonte në Kosovë. Por për fat të mirë, raste të tjera nga ky qytet nuk ka pasur.
Ndryshe, deri tani në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën një person, janë infektuar 90, ndërsa janë shëruar dy të tjerë./