Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në Rusi mëngjesin e kësaj të mërkure. Tërmeti ka prekur Rusinë Lindore dhe skatësisht ishujt Kurils.
Tërmeti me thellësi 60 km u ndje edhe në Japoni. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.
The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës. Raporohet se vala goditëse mund të jetë aq e fortë sa mund të arrijë deri në Hauai.
Ndërkohë Agjensia Meteorologjike e Japonisë tha që tërmeti ishte me një magnitudë më të fortë 7.8 ballë dhe mund të shkaktojë një ndryshim të vogël të niveleve të detit rreth brigjeve japoneze.