Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri.
Abcnews.al mëson se viktima është Ndue Marinaj, 48 vjeç, i cili është konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek sptali Infektiv.
Marinaj është me origjinë nga Puka dhe ka në bashkëpronësi një biznes në Tiranë.
Dyshohet se Marinaj është infektuar nga një kontakt me pacientin zero. /abcnews.al