Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sonte, rreth orës 20:30, të miturit me masë edukative, A. R, viti i lindjes 2003 dhe B. T., viti i lindjes 2002, janë larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).
“A. R. kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, kurse B.T. kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor”, ka njoftuar SHKK.
Theksohet se për rastin është njoftuar edhe policia.