Burhan Pajaziti, babai i Andi Pajazitit, i cili sot u intervistua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për tentim sulm ndaj Berat Buzhalës, është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë avokati i Andi Pajazitit, Asdren Hoxha.
“Po është djali i Burhanit, s’ka lidhje me Vetëvendosjen, Burhani është anëtar i PDK-së”, ka thënë avokati Asdren Hoxha.
Dhe në fotografitë në rrjete sociale, Burhan Pajaziti shihet si njeri i afër me partinë e Kadri veselit.
Ai është në foto me njerëzit kryesor të PDK-së, Kadri Veseli, Uran Ismaili, Memli Krasniqi etj.
Gjithashtu, ai ka qenë kandidat për asamble në Prishtinë nga radhët e PDK-së.
Sot