Shkruan: Anton P. Mrijaj
Të nderuar bashkvendas të mi klinas e qytetar të Republikës së Kosovës, unë Anton P. Mrijaj nga Zllakuqani i Klinës, jetoj tash e dymbëdhjetë vite në Republikën Çeke dhe duke percjellur-vrojtuar se çfarë po ngjet në mbarë botën me Coronovirusin-Covid- 19, kam vëndosur qe në mënyrë modeste ta bëjë gjest bujarije në emrin tim, familjës e kombit tim të dashur.
Pasi qe kam një Restorant timin në Marianske Lazne dhe një menze të studentave ku për dy vite radhazi me profesionalizëm menaxhoj, bëjë apo gatuaj ushqimin për studentë dhe polic si dhe për një pjesë të punëtorve administrativ aty ku punoj.
Pikërisht duke kujtuar fjalët e babait, nënës e baballarëve të mi se nuk është vonë asnjë herë të reflektosh në cilën do mënyrë pra sado pak me u’a kthy borgjin tjerëve siq e thashë sipër dua të reflektoj të ju gatuaj – pergatisë-sherbej ushqim për qytetarët me nevojë të Marianske Lazne në Republikën Çeke në shënjë falenderimi për ushtarët e KFOR-it të cilët na mbeshtetën në periudhën e luftës-bombardimeve dhe pas luftës për liri të Kosovës.
Pra, ka dy ditë kam fillue të ju jap ushqim dhe t’ju sherbej falas për 25 vetave që janë qytetarë të Marianske Lazne të Çekisë pak a shumë në shënje kompenzimi për kontributin e ushtarëve Çek të cilët na ndihmuan në mënyrat të ndryshme gjatë luftës së Kosovës pra jo për mendjemadhësi (nuk e kam potencuar emrin e Restoranit) se kam bërë ndoj punë aq të madhe por të e deshmoj vetën se ne shqiptaret jemi bujar dijm të çmojmë dhe nuki harrojm mirësit e miqëve tanë siq janë Çekët.
Ndaj e lus gazetën Klina.info qe ta bëjë botimin e këtij shkrimi…
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Shumë konsideratë nga Anton P. Mrijaj, Marianske Lazne- Republika e Çekisë.