Mbyllen të gjitha parqet në territorin e Malishevës

Pas urdhëresës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për mbylljen e parqeve, inspektorati komunal i Malishevës, i ka mbyllur të gjitha parqet në territorin e Komunës së Malishevës, dhe në të njëjtën kohë, ju bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë këtë urdhëresë, përndryshe mund të përballen me pasoja ligjore, për moszbatim të urdhëresës.

Kjo urdhëresë është marrë në kuadër të masave parandaluese për tu mbrojtur dhe të ruajtur shëndetin e popullatës.

Në territorin e Komunës së Malishevës, janë mbyllur parku në Ujëvarat e Mirushës, Vrella e Mëhillit, parku i qytetit në Malishevës.

Luten qytetarët që të zbatojnë këtë urdhëresë.