Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Angli-Kosovë të ndara për “Dardanët” nga FA, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Euro2020 me datë 10 shtator në stadiumin St Mary’s, të skuadrës Southampton, Angli.
Biletat janë shitur në kohë rekord, ndërsa sipas site-it zyrtar, çmimi për një biletë ishte £35.
Tifozët “Dardan” kanë reaguar në rrjete sociale. A.A nga Peja, thotë se nuk ka mundur të blej biletë. Ai thotë për Njëshin se ka shikuar pothuajse të gjitha ndeshjet në udhëtim që ka zhvilluar ekipi i Kosovës, ndaj nuk do të humb shansin të shoh ekipin e zemrës kundër një Kombëtare si Anglia
“Jam tifozë Dardan. Deri sot pothuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës që ka zhvilluar si vendës dhe në udhëtim i kam përcjellë. Tentova sot të pajisem me biletë në sektorin e “Dardanëve” megjithatë nuk ia dola si duket interesimi ishte i madh, të gjitha u shitën në pak minuta. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të jem në stadiumin St Mary’s më 10 shtator. Kam kontaktuar familjarë të më gjejnë një biletë”- thotë A.A nga Peja.Ndryshe, Ndeshja e parë Angli-Kosovë luhet më 10 shtator në Southampton, kurse në Prishtinë zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.