Sot ka ndërruar jetë veprimtari i LDK-së në Klinë, Hamdi Kamberi. Këtë njoftim e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, njëherit nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti. Postimi i tij:
LAMTUMIRË HAMDI KAMBERI !
Sot mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shokut, mikut, atdhetarit, veprimtarit të palodhshëm të çështjes Kombetare, themeluesit të nëndegës së LDK-së në Jashanicë, Ushtarit të UÇK-së, Veteranit të UÇK-së Hamdi Kamberi.
E kam të vështirë të pranoj ikjen tende nga kjo botë, ishe shok, mik, humanist, mbrojtës dhe mbeshtetës i vlerave. Më një fjalë ishe njeri i kompletuar.
Të gjithë ata që të njohen kanë dhembje për ty. Ishe i afërt dhe i dashur për të gjithë.
Do t’i kujtoj përherë veprat tua, mundin tend, mbeshtetjen tende të pa rezervë që ma dhe për 30 vite më radhë.
U mundova të të qendroj afër gjatë sëmundjes tënde të rëndë, por jo edhe në minutat e fundit të jetës, ngase nuk e kisha atë mundësi. Por dua t’i falenderoj nga zemra shokët tjerë që gjithashtu bëren shumë për ty. Arbon Desku, i cili për 15 muaj më radhë të qendroj afër më të gjitha mundësit, madje duke mundësuar që të kurohesh në spitalin më të mirë në Kelln të Gjermanisë. Safet Gashi që po ashtu bëri shumë. Vatan Elshani, Kryetari Fadil Gashi, Prend Zefi, Burim Haliti, Gjemë Manaj, Nazmi, Elshani, Hasan Elshani, Luigj Ndrejaj, Ramë Manaj, Xhavit Halili, Hesen Kalludra, Fadilit nga Shqipëria, Fatos Raci, Enver Isufi e dhjetra shokë të tjerë, të më falin që spo ua përmendi emrat.
Ngushëllime familjës, vëllezerëve Ali, Sami dhe Hamit Kamberi, të gjithë shokëve dhe bashkëveprimtarëve,
Degës së LDK-së në Klinë dhe të gjithë atyre që e njohen e ndjejnë dhimbje !
Lavdi jetës dhe veprës së Hamdi Kamberit !
Klinë, 19 mars 2020