Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavisur ka shkuar në 15, ndërsa 7 janë nga e njëjta familje nga Stublla e Vitisë.
Tashmë Vitia është në karantinë, pasi që i pari që doli i infektuar me këtë virus ishte 77 vjeçari, ndërsa më pas dolën edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Në Klinikën Infektivë në QKUK, ndodhen duke u trajtuar 3 anëtarët e kësaj familjeje, kryefamiljari 77 vjeçar i cili kishte ardhur nga Italia ku dhe mori virusin dhe djali e reja e tij.
Këta të fundit pritet brenda dy ditësh të lirohen nga klinika. Kështu ka bërë të ditur përmes një linje telefonike në emisionin Presssing përfaqësuesi i fshatit Stubëll, Sarë Gjergji.
“Janë 7 anëtarë të një familje, të gjithë ishin prezent në Kosovë, derisa është identifikuar personi i parë që erdhi nga Italia.
Pas tri rasteve të para
Tre fëmijët dhe gjyshja kanë rezultuar të prekur, mirëpo këta të fundit po trajtohen në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë, marrë parasysh virusin.
3 të tjerët në spital, po ashtu gjendja e tyre është stabile përjashto 77 vjeçarin. Ndërsa, burrë dhe grua pritet të lirohen brenda dy ditësh nga spitali për të vazhduar trajtimin në kushte shtëpie të izoluar”, ka thënë Gjergji.
Ai tutje ka shtuar se më 8 mars është bërë identifikimi i personit (77 vjeçar) me koronavirus. Derisa përfaqësuesi i fshatit ka shtuar se edhe ai vet ka pasur kontakte me të, duke ia shtërnguar dorën për t’i uruar mirëseardhje kur kishte ardhur nga Italia. Por, që Gjergji thotë se s’ka pasur ndonjë simptomë e edhe të tjerët që kanë pasur kontakte më të moshuarin kanë dalë negativ, veç familjarëve