Ndryshojnë rregullat e karantinës për qytetarët e Klinës, ky është vendimi i fundit

Kryetari i qytetit të Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se do t’i lejohet lëvizja e qytetarëve të Klinës për raste të nevojave urgjente.

Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emërgjencës në Klinë, janë marrë disa vendime të rëndësishmë për parandalimin e përhapjes së virusi Covid-19.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente është autorizuar që të lëshojë leje të posaçme për raste specifike jashtë territorit të Komunës së Klinës, me qëllim të furnizimit të bizneseve me gjëra ushqimore dhe sanitare.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente do të angazhojë staf shtesë dhe do të bëjë dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike dhe private.

Po ashtu, sipas vendimit të Qeverisë, Komuna do të punojë me staf esencial.

Qyteti i Klinës është në karanatinë pasi janë konfirmuar katër raste me koronavirus.

🔴MASAT E REJA KUNDËR VIRUSIT COVID-19

Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës kemi marrur disa vendime të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së virusit, që tashmë është përhapur në tërë botën.

Jemi pajtuar që të:

✅ Lejohet lëvizja e qytetarëve të Komunës së Klinës për raste të nevojave urgjente dhe të domosdoshme me qëllim të kryerjes së shërbimeve të caktuara. ❇️Për lëvizjet e nevojshme të gjithë duhet të jenë të pajisur çdo herë me dokumente të identifikimit.

✅ Është autorizuar Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente që për raste specifike jashtë territorit të Komunës së Klinës, me qëllim të furnizimit të bizneseve me gjëra ushqimore dhe sanitare, lëvizjes së personelit shëndetësor dhe rasteve specifike të lëshojë leje të posaçme.

✅ Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente do të angazhojë staf shtesë dhe do të bëjë dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike dhe private.

✅ KRU “HIDRODRINI’ do të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët.

Po ashtu, sipas vendimit të Qeverisë, Komuna do të punojë me staf esencial.

Por, këshilla kryesore për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, nga të gjitha institucionet shëndetësore ndërkombëtare e vendore, është që të shmangim daljet dhe kontaktet me persona të tjerë.

Është edhe obligim i yni moral, që në këtë kohë të qëndrojmë në shtëpi e të shmangim kontaktet me njëri tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë njëri tjetrin.
Kjo është këshilla dhe zgjidhja më e mirë ndaj këtij virusi të fshehtë.

Andaj apeloj të gjithë ju që të i respektojmë këshillat e institucioneve shëndetësore.